Prokuroria të zbarkon në kabinetin e Shpend Ahmetit për ta hetuar abuzimin me buxhetin duke blerë paqen me korruptimin e mediave

Prokuroria të zbarkon në kabinetin e Shpend Ahmetit për ta hetuar abuzimin me buxhetin duke blerë paqen me korruptimin e mediave
Prokuroria të zbarkon në kabinetin e Shpend Ahmetit për ta hetuar abuzimin me buxhetin duke blerë paqen me korruptimin e mediave

Dardan Grapci

  • 10 December 2020 - 07:44

Shkruan: Dardan Grapci

Mendoj që Shpendi nuk ka bërë mjaft për Prishtinën, mirë apo keq atë duhet ta vlerësojnë edhe qytetarët e Prishtinës, dhe të lënë fronin dikujt tjetër , ku në zgjedhjet e ardhshme lokale ta merr primatin një individ apo parti serioze nga e cila duhet të dëshmohet se si duhet të menaxhohet një kryeqytet, siç është Prishtina. Nëse vazhdon Shpendi me skandalet e tij gjatë këtij mandati, atëherë them që Prokuroria themelore në Prishtinë duhet të reagoj dhe ta hetoj Shpendin për keq-qeverisje dhe abuzim me të hollat komunale të cilat i kanë tepruar nga projektet e anuluara ose nga premtimet e përgënjeshtruara.

-Nëse e shikojmë në aspektin e Pandemisë, ndihmën e Shpend Ahmetit ndaj mediumeve në Prishtinë, për shkak të rrezikimit të mbylljes së tyre, atëherë duhet të ketë a një vijë të drejtë dhe të qartë, por nëse krejt kjo po bëhet që mediumet ta mbyllin gojën, ku në të ardhmen mos të flasin apo ta sulmojnë Shpend Ahmetin për shkak të keq-qeverisjes komunale , atëherë kjo nuk është në rregull dhe duhet të shikohet nga shteti me ligj për ta parandaluar këtë opsion. Nga këndvështrimi real duket se po dominon kjo e dyta, blerja e paqes me mediat për të jua mbyllur gojën.

Shpend Ahmeti që nga marrja e mandatit të parë e deri më sot, sipas pikëpamjes sime, them që ka dështuar në shumë pikë që është dashur ti realizon ato, por përkundrazi, jo vetëm që s’po i realizon, por gjithashtu po i ndryshon projektet për ti kënaqur mafio-oligarkët dhe personat që ia mbushin llogarinë bankare me të holla.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".