
Lexoni edhe:
4-vjeçari me kacerin e rrallë merr dhuratën më të mirë për Krishtlindje
Ka ndërruar jetë në QKUK, një 40 vjeçar pasi që i njëjti përderisa ishte duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale, ka rënë nga një lartësi prej afro gjashtë metrash.
Fillimisht ai ishte dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare.
Këtë e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
4-vjeçari me kacerin e rrallë merr dhuratën më të mirë për KrishtlindjeLexoni edhe:
“Rreth orës 14:20 është marrë informata se një person, mashkull, rreth 40 vjeç, deri sa ka qenë duke rregulluar ndriçimin në një skenë teatrale ka rënë nga një lartësi prej 5- 6 metrash. Për pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe nga ekipi i mjekëve emergjent është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin. Nga QKUK bëhet me dije se i lënduari ka ndërruar jetë nga lëndimet e marra”, ka thënë ajo.
(Kosova Sot Online)