Ambasadori italian takon kryediplomaten kosovare, flasin për rrugën euro-atlantike të Kosovës

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 10:53
Ambasadori italian takon kryediplomaten kosovare, flasin për rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando ka zhvilluar një takim dje me ministren e Jashtme Meliza Haradinaj.

Ambasadori Orlando ka njoftuar se me kryediplomaten kosovare ka biseduar për fuqizimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme bilaterale dhe integrimin urgjent ne BE të Kosovës.

“Pata një takim shumë produktiv me ministren e Jashtme Meliza Haradinaj dje. Ne shqyrtuam zhvillimet e tanishme dhe perspektivat për atë se si t’i fuqizojmë më tej bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm dypalësh dhe progresin urgjent të integrimit të Kosovës në BE dhe integrimit atlantik”, ka shkruar ambasadori Orlando.

(Kosova Sot Online)