Rregullatori kinez i aviacionit rekomandon vendosjen e pelenave për t’u mbrojtur nga Covidi

  • E.K /
  • 11 December 2020 - 12:08
Rregullatori kinez i aviacionit rekomandon vendosjen e pelenave për t’u mbrojtur nga Covidi

Rregullatori kinez i aviacionit ua ka rekomanduar anëtarëve të ekuipazhit të aeroplanëve që të venbdosin pelena dhe ta shmangin përdorimin e tualetit për ta zvogëluar rrezikun nga infektimi me virusin SARS-CoV-2.

Këshilla e çuditshme ndodhet në pjesën e udhëzimeve të reja për përdorimin e pajisjeve personale mbrojtëse për punëtorët e kompanive të fluturimit, shkruan BBC.

Duke e vendosur këshillën në një dokument me 49 faqe, që përbëhet nga udhëzimet e reja, rregullatori tha se rekomandimet vlejnë për fluturimet “charter” në destinacionet që vlerësohen me rrezikshmëri të lartë nga Covid-19.

Në krye të udhëzimeve të reja për anëtarët e ekuipazhit janë këshillat për përdorimin e maskave, dorezave, kapelave, syzeve mbrojtëse, mbulesa të këpucëve dhe veshje mbrojtëse.

Aeroportet dhe kompanitë ajrore në mbarë botën kanë bërë ndryshime të mëdha për mënyrën e operimit në mënyrë që të pakësohet rreziku nga infektimi për udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit.

(Kosova Sot Online)