S’keni parë gjë akoma, del parashikimi i frikshëm! Viti 2021 dhe 2022 do jenë më të tmerrshëm se ky

  • G.G /
  • 11 December 2020 - 12:47
S’keni parë gjë akoma, del parashikimi i frikshëm! Viti 2021 dhe 2022 do jenë më të tmerrshëm se ky

Edhe pse ka më shumë se 20 vite që ka vdekur, kur vjen puna te Baba Vanga gjithmonë përbën lajm, pasi parashikimet e saj gjithmonë kanë rezultuar të sakta. Sipas gruas, në vitin 2021, myslimanët do të fillojnë një luftë kimike kundër evropianëve të mbetur. Për shkak të pasojave radioaktive, nuk do të ketë asnjë kafshë ose bimë në hemisferën veriore.

Më tej, mediat serbe që kanë publikuar disa prej parashikimeve të saj, shkruajnë se Baba Vanga pretendonte se në vitin 2022, do të fillojë një luftë e vërtetë. Një udhëheqës nga Azia do të përmbyset dhe për shkak të bombardimeve në atdheun e tij, Evropa do të përgjigjet me një sulm bërthamor. Kontinenti më i vjetër do të derdhë gj ak.

Për shkak të bombave, njerëzit do të sëmuren nga kanceri dhe situata e vështirë do të vijojë deri në vitin 2026. Sipas saj, gjatë kësaj periudhë malazezët dhe disa popuj të tjerë nga Europa do të dëb ohen në Sahara. Meqenëse profecitë e Vangës nuk përmbajnë detaje, mbetet mister se përse dhe si do të emigrojnë popujt nga Europa.

Pikërisht nga rrezatimi i bombave radioaktive, fillimi i vitit 2026 do ta gjejë Europën thuajse të shpopulluar dhe dy vjet më vonë Kina do të bëhet fuqia më e madhe botërore.

Baba Vanga ka nderruar jete 23 vite më pare kur ajo ishte në moshën 85 vjeçare, por parashikimet e saj mbeten shumë të respektuara dhe supersticiozët vazhdojnë t’i referohen çdo vit. Ajo mendohet se humbi shikimin në një moshë të re, dhe vetëm pak kohë më pas filluan vizionet e saj për të ardhmen. Ndërsa disa prej parashikimeve të saj janë vlerësuar të sakta plot 85 përqind.

(Kosova Sot Online)