Sfidon anëtari i LDK’së: Tregoni a jeni me partinë a me Vjosa Osmanin

  • E.K /
  • 12 December 2020 - 11:22
Sfidon anëtari i LDK’së: Tregoni a jeni me partinë a me Vjosa Osmanin

Një intervistë e mbrëmshme e Vjosa Osmanit në televizionin publik të Kosovës ka nxitur mjaft debat brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, meqë kryekuvendarja ka treguar se në zgjedhje do të garojë ndaras partisë që drejton Isa Mustafa dhe ka lënë të hapur mundësinë që të futet në koalicion me Vetëvendosjen.

Osmani ka thënë se tashmë Lidhjes Demokratike ‘i ka mbetur vetëm llogoja’ dhe se ‘votuesit i përfaqësojë unë’.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar zëvendësministri i Kulturës, Engelbert Zefaj, i cili për një kohë të gjatë ka punuar si drejtor i Gazmend Muhaxherit në Komunën e Pejës.

Ai ka ftuar të gjithë përkrahësit e LDK’së që të tregojnë hapur se kush është me partinë e kush me Vjosa Osmanin.

“Momenti i përshtatshëm që të merret vesh kush është me LDK e kush me individ të caktuar!UNE JAM LDK”, ka shkruar Zefaj.

https://www.facebook.com/engelbert.zefaj/posts/10223889262207114

(Kosova Sot Online)