Salih Mustafa sot para Speciales

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 08:12
Salih Mustafa sot para Speciales

Gjykata Speciale ka caktuar konferencën e tretë të statusit në rastin e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Data për mbajtjen e konferencës së tretë statutore është caktuar për 14 dhjetor, në orën 15:00.

Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja. Më 28 shtator, ai nuk kishte nuk kishte pranuar të deklarohet për akuzat që lidhen me kinse krime lufte në Kosovë.

Më 28 tetor, ish-eprori i UÇK-së është deklaruar i pafajshëm për katër akuzat e ngritura ndaj tij nga Specialja. Më 23 nëntor, gjykata ka vendosur që Mustafës t’i vazhdohet paraburgimi.

Në një seancë të ngjashme por në datë tjetër do të paraqiten edhe katër ish krerët e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Hashim Thaci, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, në konferencë për ecruinë e cështjes do të paraqiten me 17 dhjetor.

Në këtë seancë sipas vendimit paraprak të gjykatësit do të diskutohet kryesisht për materiale që duhet të zbulohen mes palëve.

Pos kësaj në këtë konferencë do të diskutohet edhe për hetimet e prokurorisë edhe për disa çështje për të cilat Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke hetuar ende.

Në këtë seancë paraqitje do të ketë edhe mbrojta e të akuzuarve.

Ndërkohë, avokatët e Hashim Thaçit, tashmë kanë dorëzuar një parashtresë përmes së cilës kërkojnë të që ish drejtori politik i UCK-së, të lirohet me kusht.

(Kosova Sot Online)