Këto janë dërgesat e para të vaksinave anti-Covid

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 14:05
Këto janë dërgesat e para të vaksinave anti-Covid

Kamionët e parë që mbanin doza të vaksinës Covid-19 të zhvilluar nga kompanitë “Pfizer” dhe “BioNTech”, dolën nga një fabrikë prodhimi në Michigan, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përafërsisht 3 milionë doza pritet që të jetë dërgesa e parë. Përparësi për administrim, kanë punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe banorët e shtëpive të të moshuarve.

Zyrtarët federalë, thanë se dërgesat e para të vaksinës do të ruhen në temperatura normale. Dozat do të mbërrijnë të hënën në 145 qendra shpërndarjeje.

425 site të tjera do t’i marrin ato të martën dhe 66 të tjerat ditën e mërkurë. Vaksina do të shpërndahet bazuar në popullatën e rritur të secilit shtet amerikan.

(Kosova Sot Online)