Kjo është viktima më e re e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

  • E.K /
  • 14 December 2020 - 15:30
Kjo është viktima më e re e COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë, 5 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, gjatë kësaj kohe ka vdekur një 52 vjeçar nga Prishtina, një 54 vjeçar nga Prizrenit, një 60 vjeçar nga Gjakova, një 72 vjeçar nga Fushë Kosova dhe një 81 vjeçar nga Suhareka.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.327 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 329 raste pozitive”, është thënë nga IKSHPK.

(Kosova Sot Online)