Arrestohet 50-vjeçari në hyrje të Prishtinës, iu gjet një armë dhe 16 fishekë

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 10:00
Arrestohet 50-vjeçari në hyrje të Prishtinës, iu gjet një armë dhe 16 fishekë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në hyrje të Prishtinës, meqenëse gjatë kontrollimit të veturës së tij është gjetur një revole dhe gjashtëmbëdhjetë fishekë. I arrestuari është një 50-vjeçar me inicialet M.P.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“M. P, mashkull 50 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës, dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej”, ka thënë Borovci.

(Kosova Sot Online)