Sulmoi një person me shufër metalike dhe thikë, arrestohet prishtinasi

  • E.K /
  • 15 December 2020 - 10:09
Sulmoi një person me shufër metalike dhe thikë, arrestohet prishtinasi

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një burrë në kryeqytet, meqenëse pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar me një shufër metalike dhe thikë një person.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 13.12.2020-23:53. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht me një shufër metalike dhe një thikë viktimën mashkull kosovar. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar  një shufrën dhe thikë të cilat dyshohet se janë përdorur në rast. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)