Pompeo akuzon Rusinë se po luan lojëra politike

  • A.P /
  • 15 December 2020 - 16:57
Pompeo akuzon Rusinë se po luan lojëra politike

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo ka kritikuar sot ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Kjo për komentin e tij se Shtetet e Bashkuara (SHBA) po luajnë lojëra politike në zonën e Mesdheut, duke pretenduar kështu se Rusia është ajo që minon stabilitetin në Siri, Libi dhe vendet e tjera.

“Të gjitha këto veprime tregojnë qartë se nëse dikush po luan lojëra politike dhe po përpiqet të ndalojë përparimin në konfliktet rajonale, është Rusia, e cila vepron vetëm për të arritur progres në interesin e saj në dëm të të gjithë rajonit,” tha Pompeo në një deklaratë.

(Kosova Sot Online)