Edi Rama është i paskrupullt, ka fuqinë e Vuçiqit

  • A.P /
  • 15 December 2020 - 22:11
Edi Rama është i paskrupullt, ka fuqinë e Vuçiqit

Profesori Milazim Krasniqi thotë se varfëria e madhe në Shqipëri ka ndikuar gjithmnë në zgjedhjet e atjeshme. Thotë se në shtetin e udhëhequr nga Ilir Meta vota blihet me një thes mielli.

Krasniqi mendon se Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë, kontrollon shtetin dhe në këtë mënyrë edhe fitues i zgjedhjeve.

“Nëse nuk e mobilizojnë shoqërinë, vetëm me elektoratin partiak nuk mundem me e mujtë sepse ky njeri është i paskrupullt, ka në dorë krejt aparatin shtetëror. Është në gjendje me korruptu, është në gjendje me shantazhu, domethënë ka fuqi qysh e ka Vuçiqi në Serbi”, thotë Krasniqi.

“Duhet me e hapë një debat serioz me shoqërinë të cilën në fakt për hir të së vërtetës e kanë anashkalu totalisht”, thekson Krasniqi.

“Shqipëria është një vend që e ka një kategori të njerëzve që janë në ekstrem të varfërisë dhe në mënyrë sistematike atje i shesin votat. Shkojnë edhe blejnë vota me thasë të miellit”, thekson ai.

Krasniqi nuk mendon se Lul Basha dhe Monika Kryemadhi janë në gjendje të mposhtin Ramën.

“Heqja e Edi Ramës një orë e para nga qeveria është fat i madh për Shqipërinë. Unë s’kam urrejtje personale, por mënyra e tij arrogante e qeverisjes dhe komunikimit çdo ditë i bëjnë të këqija Shqipërisë”, shtoi Krasniqi.

(Kosova Sot Online)