Policia e Kosovës e gjobitë mërgimtarin edhe pse posedonte udhëzimin

  • A.P /
  • 15 December 2020 - 22:16
Policia e Kosovës e gjobitë mërgimtarin edhe pse posedonte udhëzimin

Edhe pse posedonte udhëzimin, mërgimtari u gjobit me 200€ për qarkullim në orën policore.

Shumë pacientë të infektuar me Covid-19 po trajtohen në klinikat e QKUK-së.

E për trajtimin e tyre nevojiten shumë terapi gjë të cilat nuk i posedojnë këto klinika.

Për këtë arsye, shumë nga to sigurohen nga familjarët e tyre.

Disa barna nënës së tij, ja dërgoi edhe Baki Jahaj një qytetar nga komuna e Podujevës.

Mirëpo, Jahaj që është edhe mërgimtar nga Gjermania i doli një problem të premten e kaluar.

Këtij iu pamundësua kthimi për në Gjermani, pasi që Policia e Kosovës, e dënoi me gjobë e ia konfiskoi pantent shoferin si pasoj e qarkullimit në orën policore.

Konfiskimi i patentë shoferit ia pamundësoj Jahajt që të udhëtoj për në Gjermani e kësisoj humbi edhe fillimin e punës.

Ky këtë dënim po e sheh si të paarsyeshëm prandaj, edhe u ankua në stacionin Policor.

Por, edhe aty nuk prit aspak mirë.

Televizioni ka kontaktuar edhe me Inspektoratin Policor të Kosovës në lidhje me këtë rast.

Të njëjtit nuk ishin në dijeni për rastin, mirëpo kanë treguar që do të shqyrtohen të gjitha ankesat nga qytetarët.

Deri më tani, me rekomandim të IPK-së janë suspenduar 5 zyrtarëve policorë për mos respektim të ligjit anti -Covid-19.

(Kosova Sot Online)