Bajram Gecaj thotë se veç LDK-ja është parti e mirë: Dikush e ka “mizën mas veshi”

  • E.K /
  • 16 December 2020 - 09:53
Bajram Gecaj thotë se veç LDK-ja është parti e mirë: Dikush e ka “mizën mas veshi”

Sipas këshilltarit të Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, Bajram Gecaj, vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës është parti e mirë.

Gecaj në Facebook thotë se partitë tjera i sheh vetëm si parti që në sistemin elektoral iu imponohen si partnerë potencial.

Ai tutje, thotë se ka disa individë që “këmbë e krye” kanë hyrë në agjendën e një partie rivale.

“Personalisht, vetëm LDK-në e shoh parti të mirë. Tjerat, pa dallim, i shoh si parti që, në sistemin tonë elektoral, na imponohen si partnerë potencial. Në anën tjetër, disa individë, të cilët “këmbë e krye” kanë hyrë në axhendë të një partie rivale, akuzojnë tjerët për të njëjtën. Dikush në këtë mes definitivisht e ka “mizën pas veshi”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)