Të burgosurit renovojnë sallën ku takohen me familjarët

  • E.K /
  • 16 December 2020 - 14:04
Të burgosurit renovojnë sallën ku takohen me familjarët

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të burgosurit që po mbahen në Burgun e Dubravës janë duke e rinovuar sallën e vizitave familjare.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se gjithë puna është duke u kryer nga të dënuarit e pavijoneve gjysmë të hapura dhe po udhëhiqet nga stafi i Qendrës Korrektuese Dubravë.

“Përmes aktiviteteve të tilla, SHKK synon të ndikoi në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, e po ashtu të racionalizohet edhe buxheti i SHKK-së. Të dënuarit, përveçse kanë aktivitete të shumta edukative, sportive, ata zhvillojnë edhe aktivitete tjera me të cilat po shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë. Puna e të dënuarave brenda institucioneve korrektuese normalizon edhe jetën e tyre të përditshme brenda qendrës korrektuese”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)