Driton Selmanaj në ulësen e tij, pavarësisht protestës e britmave të VV’së

  • E.K /
  • 18 December 2020 - 15:02
Driton Selmanaj në ulësen e tij, pavarësisht protestës e britmave të VV’së

Zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj nuk po i bëjnë përshtypje thirrjet e LVV-së që ai ta lëshojë sallën.

Pavarësisht britmave ku atij i kërkohet largimi, Selmanaj është duke qëndruar në ulësen e tij në sallë.

Ai shihet se është duke biseduar me deputetë tjerë të LDK-së.

Në anën tjetër, Arbërie Nagavci, nënkryetare e Kuvendit nga radhët e LVV-së është duke u konsulltuar me deputetët e subjektit të saj.

Ajo ka kërkuar 15 minuta pauzë dhe që të ndalen zhurmat.

(Kosova Sot Online)