Ku është Kosova në drejtim të sigurimit të vaksinës anti-Covid? Flet Zemaj

  • A.P /
  • 18 December 2020 - 23:44
Ku është Kosova në drejtim të sigurimit të vaksinës anti-Covid? Flet Zemaj

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj thotë se janë në rrugë të mbarë të sigurimit të vaksinës kundër Covid-19.

“Ne jemi në rrugë të mbarë. Krahas shteteve të cilat janë më të fuqishme, edhe ato që janë prodhuese, edhe ato që garantuese në blerje përmes blerjes që e ka garantuar Bashkimi Europian”, thotë Zemaj.

“Angazhimi jonë ka qenë permanent sepse kjo çështje nuk është sot. Ne kemi fillu përgatitjet. E para çka është plani për shpërndarjen e vaksinës, që është plan nacional, i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, profilizimi i grupeve të cilat duhet të vaksinohen me prioritet, duke e marrë për bazë, se e tëra nuk mund të ndodh menjëherë, edhe nëse ne vetë mund të jemi prodhues”, tha ai.

“Me datën 7 të këtij muaji, unë kam nënshkruar faktikisht bashkërisht me mekanizmin që është Covax që siguron 20 për qindëshin e kësaj vaksine”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)