Ky është moti për sot

  • E.K /
  • 20 December 2020 - 09:42
Ky është moti për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm me atë të së shtunës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.



Në ultësira parashihet të ketë mjegull për shkak të prezencës së inverzionit termik dhe temperaturat mbeten të ulëta, ndërsa në viset e larta parashihet të ketë rreze dielli dhe temperatura mbi vlerat e mesatareve.

Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.

(Kosova Sot Online)