Dalin paratë e Trustit, qytetari ha bakllavë me foton e Hotit: “Paq gjithmonë shoq”

  • A.P /
  • 21 December 2020 - 17:45
Dalin paratë e Trustit, qytetari ha bakllavë me foton e Hotit: “Paq gjithmonë shoq”

Sot ka filluar ekzekutimi i të hollave nga Trusti në llogaritë e qytetarëve. Disa prej tyre tashmë i kanë marrë të hollat e kursimeve.

E si për çdo gjë tjetër që ndodh në vend, edhe për paratë e Trustit kanë filluar shakatë nëpër rrjete sociale.

Një qytetar ka publikuar një fotografi ku shihet se ka dalë në një lokal dhe ka porositur bakllava.

Në tavolinën e tij, ai ka vendosur edhe fotografinë e Kryeministrit Hoti.

“Paq gjithmonë shoq”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

(Kosova Sot Online)