Ambasadori italian: Kushtetuesja foli, së shpejti do të kemi zgjedhje fer dhe të lira

  • A.P /
  • 22 December 2020 - 16:00
Ambasadori italian: Kushtetuesja foli, së shpejti do të kemi zgjedhje fer dhe të lira

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicolo Orlando tha se së shpejti do të ketë zgjedhje të lira e të drejta në Kosovë.

Ambasadori i Italisë u takua sot me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj ku diskutuan për gjendjen me COVID si dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Orlando tha se Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë për të trajtuar sfidat urgjente të vendit.

“Gjykata Kushtetuese ka folur: së shpejti do të ketë zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme në #Kosovë . Ndërkohë # Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë për të trajtuar sfidat më urgjente, duke filluar me #Covid . Ky ishte mesazhi im për ministrin @ArmendZemaj sot”, shkroi Orlando në një postim në Tëitter.

(Kosova Sot Online)