Ministri Agim Veliu i ka dy fjalë pas zhvillimeve të fundit

  • A.P /
  • 22 December 2020 - 16:09
Ministri Agim Veliu i ka dy fjalë pas zhvillimeve të fundit

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu ka reaguar pas sulmit fizik që i është bërë gazetarit Valon Syla.

Veliu tha se do të angazhohet që maksimalisht që sulmet e tilla ndaj gazetarëve të mos përsëriten më.

“Pavarësisht deklaratave dhe mendimeve ndonjëherë jo të pranueshme për të gjithë ne, e dënoj ashpër sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.  Liria e shprehjes dhe punës së gazetarëve duhet respektuar dhe mbrojtur si vlerë demokratike për shoqërinë dhe vendin tonë.

Do të angazhohem maksimalisht që sulmet e tilla ndaj gazetarëve të mos përsëriten më dhe ofroj mbështetjen time të plotë institucioneve të sigurisë që sa më shpejtë të marrin të gjitha veprimet e nevojshme për këtë rast”, ka shkruar Veliu në Facebook.

Madje në rrjetet sociale kanë dalur pamjet e para, ku shihet se si gazetari Syla sulmohet nga një person me grushte.

Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.

(Kosova Sot Online)