Lexoni edhe:
Komuna e Prizrenit fillon realizimin e testeve të shpejta për COVID-19
Ish-Gjykatësi i Kushtetueses, Kadri Kryeziu ka thënë që ky institucion ka konsultuar të gjitha pikat ku ka konstatuar se deputeti i cili ka qenë aktiv ne Kuvend nuk ka pasur imunitet.
Ai tha se para këtij vendimi ai ka menduar se do të ndodh një skenar tjetër me këtë çështje.
Komuna e Prizrenit fillon realizimin e testeve të shpejta për COVID-19Lexoni edhe:
“Kjo është një e keqe e vogël që ka mundur që të ndodh. Kanë mundur që të gjitha gjërat të kthehen në pikën zero. Për mua pika zero është se kam qenë i bindur që nëse deputeti ka votuar ai nuk ka qenë fajtor, sepse mekanizmat e shtetit e kanë lejuar atë. Nëse vota e tij do të dilte jo valide atëherë mendoja që Albin Kurti do të kthehej si ushtrues i detyrës”, ka thënë ai.
Duke folur mbi vendimin e Kushtetueses për çështjen e votës së deputetit Etem Arifi, ai lavdëroi edhe punën që ka bërë Gjykata Kushtetuese.
“Kushtetuesja është një ndër institucionet më të reja të Kosovës. Është një organ i jashtëzakonshëm i demokracisë”, ka thënë ai.
Kryeziu ka folur edhe për dënimin që ka Albin Kurti dhe disa politikanë të tjerë, e që sipas Ligjit nuk mund të kandidojnë për deputet.
“Nuk mundet me qenë individ më i fortë se shteti. Shteti duhet të jetë më i fuqishëm pavarësisht se kush është individi. Këtij ligji duhet ti nënshtrohen të gjithë individët. Nëse është ashtu, sepse nuk e di se sa është i dënuar, ai nuk ka të drejtë të jetë deputet por ka të drejtë që të jetë kryeministër”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)