Pejë: Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte

  • E.K /
  • 23 December 2020 - 10:45
Pejë:  Arrestohet serbi i dyshuar për krime lufte

Policia në Pejë ka arrestuar një serb i cili dyshohet se ka kryer krime lufte në Kosovë, në vitin 1999.

I dyshuari është arrestuar mesditën e së martës në Pejë, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.

“Pejë 1999. Me 22.12.2020 – 15:00. Njësiti policor pas një pune hetimore ka arrestuar një mashkull Serb i cili ishte i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në vitin 1999”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)