Blerim Devolli e humbi mbështetjen e të fortëve të pushtetit që i mori Gjykata Speciale, nuk guxon të shkon në komisionin hetimor parlamentar

Blerim Devolli e humbi mbështetjen e të fortëve të pushtetit që i mori Gjykata Speciale, nuk guxon të shkon në komisionin hetimor parlamentar

Hajrullah Tërnava

  • 23 December 2020 - 07:28

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Pronarit të kompanisë “Devolli Group”, tani ka filluar ti “humbë rruga” sepse po i mungon mbështetja nga ata të fortit e shtetit që ishin partner në përfitime dhe i ndanin tenderët me përfitime në shuma të mëdha, sepse tani ata janë në burgje në Hagë, ndonëse ende gjinden edhe disa të tjerë në liri, por jo të nivelit të atyre që gjenden atje, ndonëse po pritet që edhe këta të shkojnë mbas atyre të parëve në Hagë. Duke parë këtë humbje të mbështetjes dhe të mbrojtjes këta të devollëve gjenden në panik dhe nuk dinë si të veprojnë pa instruksionet e të “fortëve të shtetit”, sepse tash ata presin gjithfarë ndodhish, e sidomos tani kur u komunikua se në zgjedhje të reja do të shkohet brenda 40 ditëve në ardhje sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

-Mbas situatës së krijuar tani , me ndryshimet që po ndodhin nga dita në ditë, e sidomos të funksionimit të Gjykatës Speciale në Hagë, po dalin në shesh të gjitha të këqijat që ia kanë bërë këtij vendi, disa njerëz të pandërgjegjshëm duke i shfrytëzuar situatat e krijuara të pasluftës dhe duke u bashkangjitur me “të fortit komandanta” që e qeverisën këtë vende deri me tani me “rraha gjoksat”, duke e zhvatur vendin në çdo pikëpamje të tenderomanive që i pranonin pa konkurrencë, nga ata që duhej t’iu ndanin edhe atyre përfitimet, dhe jo rastësisht tani po ata të “forit komandanta” qe 21 vite e zhvatën këtë vend, dhe tani nga skamnorët janë bërë multi milionerë, por ja që fati deshi për të funksionuar ky gjyq, dhe tani përpos atyre fshehtësive që po dalin në shesh, edhe qytetarët janë trimërua dhe po kërkojnë drejtësi dhe po i qesin në sheshe shumë fshehtësi që populli nuk i ka ditur, si për veprimet e Sami Lushtakut dhe të tjerëve, për këto krime që vendit iu kanë shkaktuar deri më tani, prandaj me këtë u dëshmua edhe njëherë lidhja e fuqishme e Blerim Devollit dhe devollëve të tjerë me nëntokën kriminale, që ka fuqinë e sjelljes mbi ligjin dhe mbi institucionet e Kosovës të cilat nuk i njohin fare, madje edhe i injorojnë.

Biznesmeni humbjeishte paraparë të raportonte të hënën para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, i ftuar nga Komisioni hetimor për privatizimin, mirëpo pronari i kompanisë “Devolli Grup”, nuk është paraqitur fare në komision, as që ka komunikuar me komisionin për ta konfirmuar praninë apo arsyetuar mungesën. Pronarit të kompanisë “Devolli Grup”, tani ka filluar ti “humbë rruga” sepse po i mungon mbështetja nga ata të fortit e shtetit që ishin partner në përfitime dhe i ndanin tenderët me përfitime në shuma të mëdha, sepse tani ata janë në burxhe në Hagë, ndonëse ende gjinden edhe disa të tjerë në liri, por jo të nivelit të atyre që gjenden atje, ndonëse po pritet që edhe këta të shkojnë mbas atyre të parëve në Hagë.

Duke parë këtë humbje të mbështetjes dhe të mbrojtjes këta të devollëve gjenden në panik dhe nuk dinë si të veprojnë pa instruksionet e të “fortëve të shtetit”, sepse tash ata presin gjithfarë ndodhish, e sidomos tani kur u komunikua se në zgjedhje të reja do të shkohet brenda 40 ditëve në ardhje sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".