Mediat gjermane: Albin Kurti në prag të pushtetit

  • E.K /
  • 23 December 2020 - 14:15
 Mediat gjermane: Albin Kurti në prag të pushtetit

Mediat gjermanishfolëse i kushtojnë vëmendje zhvillimeve të fundit në Kosovë. Nën titullin, “Albin Kurti ndodhet në pragun e pushtetit” , gazeta “Neue Zürcher Zeitung” thekson se nacionalisti i majtë shpreson rikthimin në pushtet përmes zgjedhjeve të reja. E përditëshmja zvicerane flet për një transformim të Kurtit si politikan.

“Për një kohë të gjatë ai binte në sy për radikalitetin në stil dhe përmbajtje. Nacionalizmi e bënte atë si persona non grata për shumë diplomatë të huaj. Por, gjërat ndryshojnë. Para mocionit të votëbesimit kundër qeverisë Kurti, Gjermania, Franca e madje edhe Zvicra neutrale, i bënë thirrje parlamentit të heqi dorë nga mocioni. Edhe Kurti dhe partia e tij kanë ndryshuar. Kurti nuk kërkon më bashkimin e Kosovës me Shqipërinë”, shkruan e përditëshmja.

Në një mandat të dytë, vijon më tej shkrimi, Kurti do të fokusohet te temat e brendshme politike si krijimi i vendeve të punës dhe korrupsioni, por jo te dialogu me Serbinë.

(Kosova Sot Online)