Prokuroria kërkon që sulmuesit të Valon Sylës t’i caktohet masa e paraburgimit

  • E.K /
  • 24 December 2020 - 11:44
 Prokuroria kërkon që sulmuesit të Valon Sylës t’i caktohet masa e paraburgimit

Prokuroria Themelore e Prishtinës po kërkon paraburgim ndaj personit i cili sulmoi fizikisht gazetarin Valon Syla.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, më 22 dhjetor 2020, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personin me inicialet B.J.”, thuhet në njoftim.

“Më 23.12.2020, Prokurori i Shtetit ka filluar hetimet dhe në të njëjtën kohë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.J., në drejtim të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, me dyshimin se i njëjti ka sulmuar fizikisht të dëmtuarin, gazetarin me inicialet V.S.”, përfundon njoftimi.

(Kosova Sot Online)