Katër të lënduar pas përplasjes së trenit me një veturë

  • A.P /
  • 24 December 2020 - 17:25
Katër të lënduar pas përplasjes së trenit me një veturë

Katër persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në mes të një treni dhe një veture në lagjen “Përroi i njelmët”, në Prishtinë.

Rastin  e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e  Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në lagjen Përroi i njelmët në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 4 perona. Peronat  e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë ajo

(Kosova Sot Online)