![](/uploads/kosova-sot/images/2020/December/25/200x200_thumbs_b_c_018631eba40f1094e92a53284d8a58fd1608877968.jpg)
Lexoni edhe:
Po shkon të mos kthehet kurrë një Kuvend i zhvatësve dhe i problemeve
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha, po thotë se është duke u manipuluar me gjeneratat e reja, me deklarimet e përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, se Kosova është shkatërruar në këto 20 vjet.
Ndërsa i quan ”neojugosllavë të VV-së”, Berisha shprehet se këtë ata po e bëjnë përmes një ofenzive të rrjeteve sociale dhe lajmeve të rrejshme, ndihmuar nga spiunazha serbe dhe ruse.
Po shkon të mos kthehet kurrë një Kuvend i zhvatësve dhe i problemeveLexoni edhe:
”Neojugasllavët e LVV-së në ofenzivë përmes rrjeteve sociale dhe lajmeve të rrejshme, të ndihmuar edhe nga spiunazha serbe dhe ruse po manipulojnë me gjeneratat e reja me propagandën ”20 vjet është shkatërruar Kosova” duke ju bërë lavazh trurit të tyre se para 20 vjetësh, d.m.th në kohën o okupimit serbo-sllav, Kosova na paska qenë lule!”.
”Fatkeqësia qëndron se edhe një pjesë e atyre që ju ka ndaluar ora me 1999, kanë ra viktima të kësaj propagande duke u vet-ngushëlluar për dështimet e tyre personale se gjoja dikush tjetër i ka fajet për dështimet e tyre dhe veten e shohin te propaganda maoiste e sektit politik të LVV”, ka thënë Berisha.
(Kosova Sot Online)