Po shkon të mos kthehet kurrë një Kuvend i zhvatësve dhe i problemeve

Po shkon të mos kthehet kurrë një Kuvend  i zhvatësve dhe i problemeve
Po shkon të mos kthehet kurrë një Kuvend  i zhvatësve dhe i problemeve

Blerim Burjani

  • 25 December 2020 - 07:28

Shkruan: Blerim Burjani

Befasia e fund vitit ka ndodhur për interesat e ligjvënësve pasiv dhe jo efektiv, ku këta ,,deputet,, të Kuvendit të Kosovës morën hapin tjetër për të planifikuar dhe ndarë për fund të vitit stimulime shtesë, që ta qerasin veten me nga 500 euro . Ku ndodhë kështu që deputetët të shpërblehen për mos punën e tyre, ndërsa populli dhe biznesi i dëmtuar nga pandemia globale presin po nga këta ,,deputet,, që planifikojnë të qarësin veten kinse do të marrin vendime pozitive në interesin e përgjithshëm të shtetit? Prandaj unë ju them qytetarëve bëni sytë katër dhe shikojeni cilin po e votoni sepse vërtetë me këto veprime turpi po e arrin kulmin, e turpi është kur merr vendime kundër interesit të përgjithshëm, për interesin e xhepit tënd. Këtu në këtë rast me këtë vetë shpërblim të fund vitit me nga një 500 euro turpi brirë nuk ka.

Kur ndalemi dhe e shohim këtë vit që po përfundon, me përmbyllje të një vit pune të Kuvendit, del analiza e qartë dhe shumë e saktë sipas të cilës ky Kuvend ishte më jo produktiv, më i dobëti i mundshëm dhe më problematiku që e kemi pasur ndonjëherë. Kuvend i pa aftë, pa kapacitete dhe kryesisht konfliktuoz. Kemi përjetuar dhe parë skena me probleme të nxitura kot dhe pa përfitim nga qytetarët, zënkat politike e karakterizojnë jo vetëm këtë legjislaturë por gati të gjitha, për shkak se partitë nuk po ofrojnë kandidat cilësor dhe produktiv, të përgatitur për të qenë legjislator të mirëfilltë por servil dhe zhurmagji.

Pra nëse nuk ka deputet jo shumë të përgatitur atëherë s’ka çka pret edhe qytetari, pra nuk ka ndonjë zhvillim interesant, përveç rrëzimit të qeverisë së kotë. Kjo qeveri që po shkon do të mbahet mend vetëm për 10% të Trustit që po i marrin qytetarët. Asgjë tjetër prej kësaj qeverie nuk ka pasur për tu mbajtur në mend. Nuk ka ndryshuar asgjë në pozitive nga qeverisja e keqe e mandatit të kaluar të PAN-it.

Nga kjo gjendje e rënd ë që pëson qytetari i Kosovës, ndëshkimi po vjen nga legjislatori i pa aftë, nga qeveria e pa aftë për tu marr me politika avancuese për qytetarët. Pra Kosova ka nevojë për një qeveri efektive në dobi të qytetarëve sepse problemi kryesor i shtetit mbetet gjetja e një qeverie të përdatur mirë me ministra me përvojë e cila vjen me projekte serioze të politikave stimuluese dhe lehtësuese për bizneset , për qytetarët. Në politikat zhvillimore kjo Qeveri dhe ky kuvend tërësisht kanë dështuar.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".