Si u arrestua 45 vjeçari / Mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit me policinë

  • E.K /
  • 25 December 2020 - 11:14
 Si u arrestua 45 vjeçari / Mbeti i plagosur nga shkëmbimi i zjarrit me policinë

45 vjeçari që qëndroi për 48 orë i ngujuar në banesën e tij, në fshatin Selte, Elbasan është plagosur këtë mëngjes gjatë shkëmbimit me armë zjarri me policinë në momentin e arrestimit.

Policia e Elbasanit përmes një njoftimi për mediat bën me dije se Josif Kavaja, ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë  shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat.

“Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi J.K  ndaj, forcave të Drejorisë Vendore të Policisë Elbasan që kishin shkuar në fshatin Selte, Elbasan,  për kontroll banesë me vendim Gjykate , në banesën e shtetasit J.K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje, ju informojme se:

 Policia Vendore e Elbasanit rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të Policisë Vendore shkuan forcat speciale Renea.

Grupi negociator i Renas ka bërë thirrje për disa orë rresht  shtetasit J.K., për t’u dorëzuar, por  ky shtetas nuk i është bindur thirjeve të Policisë.

Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë  shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan , vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)