Lidhja e fuqishme e politikës me krimin, ja pse shteti e mban sekret të vërtetën

Lidhja e fuqishme e politikës me krimin, ja pse shteti e mban sekret të vërtetën
Lidhja e fuqishme e politikës me krimin, ja pse shteti e mban sekret të vërtetën

Muhamet Kelmendi

  • 25 December 2020 - 07:53

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Të gjithë e dinë thyerjen e dhomës së mjeteve me vlerë në Policinë e Kosovës. Kush u kap? A kemi sukses? Pse nuk lajmërohet opinioni? Këto janë pyetje shqetësuese. Këtu duhet përmendur edhe rastet tjera të plaçkitjeve të bankave në Kosovë. Po kështu opinioni nuk e dinë se a janë kapur kriminelët dhe a kemi dënime? Mos informimi i opinionit e dëmton shumë luftën për ndërtimin e shtetit ligjor. Ajo krijon edhe pabesi te opinioni për organet e luftës kundër krimit. Nëpërmjet kësaj janë dhe po krijohen mendime shumë të dëmshme, gjë që duhet filluar me informim objektiv për të mënjanuar këtë rrezik të madh. Të shpresojmë në të ardhmen.

-Çështja e krimit të organizuar që po shfaqet nëpërmjet plaçkitjes së automatëve dhe të mikro-bankave është një dukuri shumë shqetësuese në Kosovë. Ky krim shumë i dëmshëm dhe shumë i rrezikshëm ka marrë përmasa të gjëra dhe po shfaqet me brutalitet. Faktet që kanë ndikuar në këtë krim janë të ndryshme. Por ato gjinden në këto shkaqe: 1. Në papunësinë e madhe në Kosovë,2. Nga gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale, 3. Në të ardhurat shumë të vogla të të punësuarave, 4. Në mos efikasitetin e luftës kundër këtij krimi, 5. Në ndërtimin e strukturës mafioze të krimit në Kosovë e ku natyrisht bëjnë pjesë shumë struktura të shoqërisë, dhe 6.

Në mos ndërtimin e shtetit juridik që po shfaqet me mos punën efikase të pushtetit në Kosovë dhe kryesisht në sistemin e drejtësisë dhe të luftimit të krimit. Faktet e theksuar po duken botërisht. Tek ne duket se nuk kemi efikasitet në punë as nga prokuroria dhe as nga gjykatat. Askush nuk e di rrezultatin e luftimit të këtij krimi të rrezikshëm. Kurrë deri më tash nuk është informuar opinioni për suksese apo mos sukseset në luftë kundër këtij krimi. Kjo po e shqetëson shumë opinionin dhe këtej me të drejtë krijohet mendimi se mos ndoshta është implikuar ndokush nga politika në krimet e tilla!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".