
Lexoni edhe:
Ndryshon kategorizimi i komunave sipas rasteve me COVID-19, vetëm tetë në zonën e kuqe
Tronditi Vlorën dy vjet më parë, vrasja e Eva Lerës nga bashkëshorti i saj Todi Lera.
58 vjeçari tentoi vetëvrasjen pasi mbyti me duar bashkëshorten, ndërsa më pas u dënua me burg për krimin e kryer.
Ndryshon kategorizimi i komunave sipas rasteve me COVID-19, vetëm tetë në zonën e kuqe Lexoni edhe:
Todi Lera ka ndërruar jetë sëfundmi në spitalin e Burgut në QSUT. Burimet bëjnë me dije se shkak për vdekjen e tij ishte koronavirusi.
Mësohet se ai u infektua dy javë më parë me koronavirus në burg dhe përkeqësimi i gjendjes bëri që të shtrohej në spital, ku edhe humbi jetën.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të vitit 2019, ku Todi Lera vrau bashkëshorten e tij Eva duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik.
Pas krimit ai tentoi të vriste veten duke u arrestuar ndërkohë nga policia. Lera kaloi disa javë në spital dhe më vonë u dënua për vrasjen e bashkëshortes.
(Kosova Sot Online)