Tre ditë pasi u betua si deputet, Kushtetuesja rrëzoi qeverinë, vendi shkon në zgjedhje

  • A.P /
  • 25 December 2020 - 22:55
Tre ditë pasi u betua si deputet, Kushtetuesja rrëzoi qeverinë, vendi shkon në zgjedhje

Vetëm tre ditë pasi Taulant Kryeziu u betua si deputet i ri i parlamentit, Gjykata Kushtetuese doli me një vendim për fatin e legjislaturës së shtatë.

Kuvendi, të cilit anëtari Vetëvendosjes iu bashkua të premten duke zëvendësuar Shpejtim Bulliqin që u bë kryetar i Podujevës, do të shpërndahet, pasi që u konstatua se qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo kushtetuese.

Kryeziu thotë se nuk i ka mbetur fare merak që mandatin nuk do ta çojë deri në fund.

Sipas tij, interesi personal nuk e ka brengosur edhe kur pas 44 ditësh që u emërua zëvendësministër, Qeveria ku ai bënte pjesë u rrëzua me votë mosbesimi.


(Kosova Sot Online)