Përmbyset barka në një liqen, 26 të vdekur

  • E.K /
  • 26 December 2020 - 12:41
 Përmbyset barka në një liqen, 26 të vdekur

Së paku 26 persona vdiqën pasi barka me të cilën po lundronin u përmbys në Liqenin Albert, i cili ndodhet mes Ugandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, njoftuan zyrtarët ugandezë.

Në barkë ndodheshin njerëz që synonin të shkonin nga një vend në vendin tjetër brenda kufirit të Ugandës dhe besohet se është përmbysur nga era e fuqishme, tha zyrtari lokal, Ashraf Oromo, të premten.

“Barka kishte më shumë se 50 njerëz në të, 26 trupa janë gjetur, 21 persona janë shpëtuar. Kërkimet janë duke vazhduar, por nuk presim më shumë të mbijetuar”, shtoi Oromo.

Incidentin e konfirmoi edhe Samuel Onyango, zyrtar i policisë, i cili tha se në këtë liqen ndodhin shumë incidente për shkak të mungesës së masave të sigurisë dhe pamundësisë për t’iu përshtatur kushteve të motit që ndërrojnë shpejt.

Ndryshe, tetëmbëdhjetë persona vdiqën në muajin qershor në Republikën Demokratike të Kongos në dy incidente të fundosjes së barkave, shkruan The Guardian,

(Kosova Sot Online)