Vrasja nga i biri, familja nga Prizreni njofton se sot e varrosin babanë

  • E.K /
  • 26 December 2020 - 12:26
 Vrasja nga i biri, familja nga Prizreni njofton se sot e varrosin babanë

Sot do të varroset 56-vjeçari që u vra dje në mesditë nga djali i tij, M.H 30-vjeçar.

Agan Halili, vëllai i dorasit me inicialet M.H, 30-vjeçar, që vrau babain e tij sot me thikë në Prizren, ka njoftuar se varrimi i babait të tij do të bëhet sot në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Prizrenit.

Halili ka bërë një sqarim në ‘Facebook’-un e tij, teksa ka thënë se i vëllai i tij ka qenë në trajtim disa herë në Klinikën Psikiatrike në Prishtinë, por që më pas është liruar nga spitali pa ndonjë sqarim.

https://www.facebook.com/agaani/posts/10225330646561172

(Kosova Sot Online)