Joe Bideni e akuzon Departamentin e Mbrojtjes për pengim të tranzicionit

  • E. /
  • 29 December 2020 - 09:42
Joe Bideni e akuzon Departamentin e Mbrojtjes për pengim të tranzicionit

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka akuzuar Departamentin e Mbrojtjes për papërgjegjësi për dështimit që t’i ofrojë ekipit të tij të dhëna që i nevojiten për tranzicionin e pushtetit.

Ai tha se ekipi i tij është përballur me pengesa nga udhëheqësia politike. Presidneti i ri gjithashtu tha se agjencitë e rëndësishme të sigurisë kanë pësuar dëm shumë të madh gjatë kohës së pushtetit të Trumpit.

Bideni do ta fillojë punën në Shtëpinë e Bardhë nga 20 janari, por Trumpi ka refuzuar që të dorëzohet. Disa javë pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, Bidenit nuk i janë ofruar të dhënat e inteligjencës, që është veprim rutinor gjatë ndërrimit të pushtetit.

Gjatë një fjalimi që e publikoi në rrjete sociale, Bideni tha se ekipi i tij  është duke u përballur me “bllokada në rrugë” në Departamentin e Mbrojtjes dhe në Zyrën për Menaxhimin e Buxhetit, shkruan BBC.

“Tash për tash, ne thjesht nuk po i marrin të gjitha informatat që na duhen nga administrata në largim në fushat kyçe të sigurisë. Sipas mendimit tim, nuk është asgjë më pak se papërgjegjësi”, tha Bideni.

Emërimi i figurave besnike në Departamentin e Mbrojtjes nga Trumpi është parë me shqetësim nga kundërshtarët politikë, të cilët kanë thënë se kjo është përpjekje e presidentit në largim për të mbjellur kaos në javët e fundit të qëndrimit në pushtet.

(Kosova Sot Online)