
Lexoni edhe:
SHSKUK-ja tregon gjendjen shëndetësore të personave që u djegën nga gazi
Vdekjet nga COVID-19 në Rusi janë trefish më të larta se shifrat zyrtare të raportuara nga autoritetet shëndetësore, kjo ka qenë deklarata e fundit që ka ardhur nga agjencia e statistikave të vendit.
Në Rusi deri më tani janë regjistruar 55.265 viktima nga koronavirus, por agjencia e statistikave Rosstat thotë së shifrat reale janë shumë më të larta dhe raporton rreth 186 mijë persona që kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit.
Kjo do ta rendiste Rusinë në vend të tretë në shkallë botërore, pas SHBA dhe Brazilit.
SHSKUK-ja tregon gjendjen shëndetësore të personave që u djegën nga gazi
Lexoni edhe:
Me më shumë se tri milionë të prekur, shkencëtarët kanë kohë që mendojnë se shifrat e ulëta të fataliteteve janë në fakt manovra të vendit për të mos shfaqur pasojat reale të virusit.
Të hënën, numri total i viktimave ishte trefish më i lartë, por mendohet se kjo ka ndodhur pasi më parë raportoheshin vetëm ata që kishin vdekur nga COVID-19 nga mjekësia ligjore.
Kjo vjen pasi Rosstat tha se ka pasur një rritje prej 229.700 vdekjesh midis janarit dhe nëntorit në krahasim me vitin e shkuar – shumica e të cilave të shkaktuara prej virusit.
Në mbarë botën janë regjistruar më shumë se 81 milionë raste, ndërsa numri i viktimave po i afrohet shifrës 2 milionë.
Në Europë, shumica e vendeve po përpiqen të marrin nën kontroll një valë të mundshme që mund të afrohet me stinën e dimrit si dhe të ndalojnë përhapjen e variantit të ri. Tetori ishte muaji që Rusia shënoi vdekshmërinë më të lartë në më shumë se një dekadë. Shteti prej 144.5 milionë banorësh, ashtu si dhe mbarë Europa, i ka varur shpresat tek vaksina.
Rusia ishte shteti i parë që nisi fushatën e vaksinimeve, pavarësisht se Sputnik-V ende nuk ka marrë miratim ndërkombëtar.
(Kosova Sot Online)