Vjosa Osmani iu drejtohet ushtarëve të FSK’së, i falënderon për gatishmërinë përgjatë pandemisë

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 12:39
Vjosa Osmani iu drejtohet ushtarëve të FSK’së, i falënderon për gatishmërinë përgjatë pandemisë

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, iu është drejtuar ushtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës, teksa i ka falënderuar për gatishmërinë përgjatë këtij viti të pandemisë.

U.d. e presidentit, tutje, e ka konsideruar këtë vit të suksesshëm, teksa iu ka shprehur ngushëllime kolegëve të të ndjerit, kolonel Gyrner Murati, i cili u vetëvra pak ditë më parë.

“Dua të falënderoj të gjitha gratë dhe burrat që bartin uniformën e shenjtë të FSK’së, për shërbimin e tyre të jashtëzakonshëm për atdheun. Përkundër pandemisë, ju ishit gjithnjë të gatshëm t’i dilnit në ndihmë qytetarëve dhe institucioneve të vendit. Dua t’iu shpreh ngushëllime të sinqerta të ndarjes nga jeta të kolonel Gyrner Murati”, ka deklaruar ajo.

Osmani tutje ka përmendur edhe gatishmërinë e FSK’së për t’iu ofruar ndihmë popullit kroat, të cilët u dëmtuan nga një termet prej 6.3 ballësh.

“Në koordinim me FSK’në, ua kam shprehë gatishmërinë edhe presidentit të vendit tonë mik, Republikës së Kroacisë, që FSK’ja është e gatshme ta ndihmojë popullin kroat nëpërmjet operacioneve të kërkim-shpëtimit”, ka thënë ndër të tjera ushtruesja e detyrës së të parit të vendit. 

(Kosova Sot Online)