Avdullah Hoti flet si kandidat për kryeministër: I kënaqur për vlerësimin, kemi bërë punë të jashtëzakonshme

  • G.G /
  • 30 December 2020 - 15:46
Avdullah Hoti flet si kandidat për kryeministër: I kënaqur për vlerësimin, kemi bërë punë të jashtëzakonshme

Kryeministri Avdullah Hoti ka folur në një konferencë të përbashkët për media me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën pas zyrtarizimit të tij si kandidat i kësaj partie për kryeministër.

Hoti ka thënë se është i kënaqur për vlerësimin që ia ka dhënë LDK’ja si dhe përtë arriturat e Qeverisë që po e udhëheq.

“Ju e keni parë. Ditëve të fundit kemi pasur diskutime intensive, kemi pasur diskutime me degë dhe strukture të tjera…. Unë jam tepër i kënaqur për vlerësimin që LDK’ja e ka bërë për Qeverinë.. Është arrit të bëhet një punë e jashtëzakonshme që në suaza normale duhet një mandat i tërë për të pasur kohë për këtë. Jam mirënjohës për besimin që e kam marrë që të jem kandidat”, ka thënë Hoti.

Ai tha se shumë shpejt do të përgatiten për zgjedhje dhe do ta prezantojnë ofertën e tyre.

“Ne do t’i formojmë ekipet e nevojshme me njerëzit më të mirë për të treguar se si do të vazhdojmë të qeverisim”, tha Hoti.

(Kosova Sot Online)