Ndezja e fishekzjarrëve për festat e fundvitit, MPB ka një kërkesë për qytetarët

  • E.K /
  • 30 dhjetor 2020 - 16:43
 Ndezja e fishekzjarrëve për festat e fundvitit, MPB ka një kërkesë për qytetarët

Ministria e Punëve të Brendshme po kërkon nga qytetarët që të kenë kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike gjatë festave të fundvitit.

“Në mënyrë që të mos vijë deri tek rrezikimi i shëndetit, fishekzjarrët dhe mjetet tjera piroteknike duhet të përdoren vetëm nga të rriturit e po ashtu edhe shitja apo blerja duhet të bëhet nga personat e  rritur dhe atë sipas kategorisë se fishekzjarrëve”, thuhet në apelin e MPB’ së.

MPB ka bërë të ditur se përdorimi i fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera prioteknike është i lejuar nga 26 dhjetori, deri më 2 janar.

“Shitja e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike është e lejuar prej datës 19 dhjetor deri me 31 dhjetor ndërsa përdorimi 26 dhjetor deri me 2 janar. Shitja, blerja dhe përdorimi i fishekzjarrëve është i ndaluar në rrugë publike, sheshe, vendbanime të dendura me ndërtesa  dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura, në afërsi të spitaleve, në mjetet e transportit të udhëtareve etj”,thotë MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës t’i respektojnë rregullat ligjore dhe të kenë kujdes në përdorimin e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike gjatë festave të fund vitit.

Në mënyrë që të mos vijë deri tek rrezikimi i shëndetit, fishekzjarrët dhe mjetet tjera piroteknike duhet të përdoren vetëm nga të rriturit e po ashtu edhe shitja apo blerja duhet të bëhet nga personat e  rritur dhe atë sipas kategorisë se fishekzjarrëve.

Shitja e fishekzjarrëve dhe mjeteve të tjera piroteknike është e lejuar prej datës 19 dhjetor deri me 31 dhjetor ndërsa përdorimi 26 dhjetor deri me 2 janar.

Shitja, blerja dhe përdorimi i fishekzjarrëve është i ndaluar në rrugë publike, sheshe, vendbanime të dendura me ndërtesa  dhe në të gjitha hapësirat e mbyllura, në afërsi të spitaleve, në mjetet e transportit të udhëtareve etj.

Pas blerjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve tjera piroteknike, konsumatorët duhet të jenë të përgjegjshëm dhe të sigurohen që këta artikuj të mos dëmtohen gjatë transportit dhe në shtëpi t’i vendosin në vend të sigurt ku fëmijët të mos kenë qasje.

Luten qytetarët që para përdorimit të fishekzjarrëve të lexohen udhëzimet e përdorimit të vendosura në produkt.

Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme i uron Vitin e Ri 2021 të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)