Enver Hoxhaj: Po rrezikohet zhbërja e shtetit, PDK-ja e vetmja që mund ta ndalë

  • G.G /
  • 31 December 2020 - 14:54
Enver Hoxhaj: Po rrezikohet zhbërja e shtetit, PDK-ja e vetmja që mund ta ndalë

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër (PDK), Enver Hoxhaj, vlerëson se Kosovës po i rrezikohet zhbërja e shtetësisë.

Ai në një takim me Këshillin e Përgjithshëm dhe strukturat tjera të partisë, të enjten, ka marrë përkrahjen për të kandiduar për kryeministër në zgjedhjet që pritet të mbahen në fund të janarit ose në shkurt, është bërë e ditur përmes një komunikate nga PDK-ja.

“Duhet të jemi të vetëdijshëm e syçelë, sepse Kosova po rrezikohet nga brenda dhe nga jashtë. Ajo që është më e dhimbshme dhe absurde, po rrezikohet edhe zhbërja e shtetit, sidomos pas goditjes si të tillë të dy akterëve kryesorë të shtetësisë, z. Hashim Thaçi dhe z. Kadri Veseli.”, ka thënë Hoxhaj, thuhet në komunikatë.

Sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës është e vetmja që mund ta ndalë shtetzhbërjen.

“Në këtë gjendje të krijuar, vetëm PDK-ja është garancë e fortë që do të ndalë zhbërjen. Dhe PDK-ja do ta bëjë këtë”, citohet të ketë thënë ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike. 

(Kosova Sot Online)