IKSHPK uron qytetarët: Janë bërë 1 vit nga fillimi i luftës me pandeminë

  • E.K /
  • 01 January 2021 - 08:36
 IKSHPK uron qytetarët: Janë bërë 1 vit nga fillimi i luftës me pandeminë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një shkrimi në profilin zyrtar në Facebook ka uruar qytetarët për vitin 2021.

Në këtë ditë nga IKSHPK-ja kanë bërë të ditur se janë bërë një vit nga fillimi i punës për parandalimin e pandemisë COVID 19.

“Njëvjetori i fillimit të punës në parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19! Urime Vitin e Ri të gjithë punëtorëve të Institutit Kombëtar në përballjen titanike me virusin më enigmatik deri tani në historikun e mjekësisë!

Vazhdojmë tutje me të njejtën forcë profesionale, me motivim të lartë në mbrojtjen e shëndetit të të gjithë Qytetarëve të Republikës së Kosovës! Urime e shëndet të gjithëve”, shkruhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)