Makina drejtohej nga një grua, detaje nga aksidenti i rëndë ku vdiq 26-vjeçari

  • E.K /
  • 04 January 2021 - 09:38
Makina drejtohej nga një grua, detaje nga aksidenti i rëndë ku vdiq 26-vjeçari

Kledis Deda është 26-vjeçari që humbi jetën në një aksident të ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor që lidh Ellbasanin me Bradasheshin.

Mjeti ku ai udhëtonte së bashku me një të re, që sipas Policisë është me inicialet F.B u shkatërrua plotësisht teksa u përplas me një minibus që po vinte nga Korça, 5 pasagjerë të të cilit mbetën të lënduar në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Deda ishte baba i një fëmije të mitur, ndërkohë që në gjendje të rëndë është edhe drejtuesja e mjetit.

Ndërsa nuk konfirmohet zyrtarisht nëse ajo ka qenë bashkëshortja e tij.

(Kosova Sot Online)