Mbi 40 mijë pacientë të shëruar nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

  • E.K /
  • 04 January 2021 - 09:06
Mbi 40 mijë pacientë të shëruar nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në Kosovë

Janë bërë afro një vit që kur në Kosovë u shfaq rasti i parë me virusin SARS-CoV-2 i njohur si coronavirus.

Që nga 13 marsi i vitit 2020 kur u konfirmua rasti i parë e deri më sot, numri i të infektuarve ka arritur në 51 mijë e 965 raste nga 187 mijë e 088 persona të dyshimtë.

Përveç numrit të lartë të të infektuarve, ka pasur edhe një numër të madh të personave që kanë humbur jetën nga ky virus ku deri më tani kanë vdekur 1 mijë e 344 pacientë.

Por, krahas këtyre shifrave të larta të të infektuarve dhe rasteve të vdekjes, kemi po ashtu një numër të madh të personave të shëruar.

Nga 51 mijë e 965 raste të të infektuarve, sipas IKSHPK-së janë shëruar 42 mijë e 635 pacientë.

Numri i rasteve aktive në vend mbetet 7 mijë e 986.

(Kosova Sot Online)