Kërkoi t’i hiqnin oksigjenin për t’i thënë fjalët e fundit, nëna vdes nga Covid pranë vajzës së saj

  • G.G /
  • 05 January 2021 - 12:21
Kërkoi t’i hiqnin oksigjenin për t’i thënë fjalët e fundit, nëna vdes nga Covid pranë vajzës së saj

Një grua, e cila pa nënën e saj duke vdekur pranë saj në spital pasi ato u prekën nga COVID-19, u është lutur njerëzve të ndjekin masat parandaluese.

Sipas BBC, Maria Rico, 76 vjeçe nga Leicestershire (Angli) hoqi maskën e saj të oksigjenit për t’u folur dy vajzave të saj për herë të fundit, pavarësisht se e dinte që kjo do të përshpejtojë vdekjen e saj.

Kërkoi t’i hiqnin oksigjenin për t’i thënë

Anabel Sharma e përshkroi momentin si pikëllues, por tha se ishte e lumtur që nëna e saj nuk vdiq e vetmuar.

Dhe ajo ka publikuar një fotografi të tyre të fundit, për të rritur ndërgjegjësimin për virusin.

Sharma nga Whitwic  tha se nëna e saj kishte vdekur rreth gjysmë ore pasi i ishte hequr maska.

Kërkoi t’i hiqnin oksigjenin për t’i thënë

“Nëna ime u kërkoi atyre t’ia hiqnin maskën dhe ata thanë ‘sapo ta heqim këtë, ju nuk do të keni shumë kohë”. “Ajo tha, ‘Po, unë e di, por kam pasur mjaft kohë”, tha Sharma 49 vjeçe.

“Kishim rreth pesë minuta kohë me të kur ajo ishte në gjendje të fliste, më pas ajo humbi ndjenjat”.

(Kosova Sot Online)