
Lexoni edhe:
Kryeministri Hoti pa mandat legjitim vendimmarrës në AKI, kompetencat i kalojnë U.D. të Presidentes Vjosa Osmani
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të votojë pro dërgimit të ekipeve të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Misionet Paqeruajtëse. Këtë e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Daut Haradinaj.
Ai ka thënë se kjo është ndër të arriturat e mëdha të FSK’së.
“AAK do të votojë PRO dërgimit të ekipeve të FSK-së në misione të përbashkëta paqeruajtëse me aleatin historik ShBA. Kjo është njëra ndër të arriturat e mëdha të FSK-së në rrugëtimin e saj drejt një ushtrie të standardeve të NATO-s, që për Republikën e Kosovës është synim i përhershëm”, ka thënë ai në një postim në Facebook.
Dërgimin e ekipeve të FSK’së në Misionet Paqeruajtëse e ka mbështetur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndryshe, Forca e Sigurisë së Kosovës në pranverë të këtij viti pritet t’i bashkohet ushtarëve amerikanë në misione paqeruajtëse. Marrëveshjet janë arritur dhe kanë mbetur vetëm procedurat administrative deri kur FSK për herë të parë do të marrë pjesë në një mision paqeruajtës.
(Kosova Sot Online)