Kryeministri Hoti pa mandat legjitim vendimmarrës në AKI, kompetencat i kalojnë U.D. të Presidentes Vjosa Osmani

Kryeministri Hoti pa mandat legjitim vendimmarrës në AKI, kompetencat i kalojnë U.D. të Presidentes Vjosa Osmani
Kryeministri Hoti pa mandat legjitim vendimmarrës në AKI, kompetencat i kalojnë U.D. të Presidentes Vjosa Osmani

Blerim Burjani

  • 05 January 2021 - 07:31

Shkruan: Blerim Burjani

Deri më tash njerëzit që janë dërguar deri më tash në atë pozitë, drejtor të AKI-së, janë dërguar për interesa politike dhe nuk kanë pasur as nuk kanë akoma lidhje me këtë agjencion dhe për këtë agjencion. Kjo i ka kushtuar shumë shtetit në të kaluarën dhe po i kushton akoma. Është koha e fundit që ky institucion të depolitizohet dhe të profesionalizohet sepse në këtë institucion deri më tash punojnë njerëzit që vetëm në filma ka par agjentët e sigurisë por nuk e dinë se si dhe nga kush përgatiten, shkollohen dhe ushtrohen ata për ta kryer një detyrë serioze të zbulimit dhe ruajtjes së sekretit të shtetit.

-Ushtruesja e detyrës ka legjitimacion aktiv përderisa Kryeministri nuk ka ndonjë mandat të veprimit, pasi që ai realisht as nuk ishte kryeministër dhe as nuk mund të jetë ish kryeministër. Me kushtetutë nuk ka Kosova për momentin kryeministër, pra duhet prit zgjedhjet e reja për tu formuar qeveria. Duhet ta themi qartë se politika jo stabile po sjell konfuzitet të madhe dhe vështirësi në funksionimin e shtetit. Shoqëria kosovare është shndërruar në arenë politike në luftë se kush do të rikthehet për të sunduar nga kjo skenë politike e pandryshuar dhe e pa reformuar tash e 20 vjet.

Partitë politike nuk janë krijesë të zhvillimit dhe avancimit demokratik, por de fakto dhe de jure janë bërë prona private të liderëve dhe njerëzve përreth tyre, e që janë shumicë, dhe politikën e shohin si të vetmin mjet për me marrë rroga dhe privilegje të tjera. Andaj kjo e prish sensin e demokracisë dhe e vështirëson zbatimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve Sidoqoftë është pozitive largimi i partiakëve nga institucionet e sigurisë, në këtë rast edhe nga AKI. Shefi i AKI-së duhet të jetë pozitë profesionale, ai nuk është pozitë politike dhe këtë të gjithë e dinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".