“Boll ma sehirxhinjeve”, eskalon IKSHP’ja në Facebook, thotë se bota po ua ka lakmi për punën e testimit

  • G.G /
  • 07 January 2021 - 11:34
“Boll ma sehirxhinjeve”, eskalon IKSHP’ja në Facebook, thotë se bota po ua ka lakmi për punën e testimit

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se që nga mëngjesi e deri në orën 11:05, janë testuar 257 persona.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, IKSHP’ja ka bërë me dije se pritja mesatare për testim është 1 minutë e 7 sekonda dhe se ekipin e këtij instituti e kanë lakmi edhe ekipet botërore.

Në fund të postimit thuhet “boll ma sehirxhinjve”.

“Ora 11.05 deri tani janê testuar të gjithë 257 persona! Ekipi fenomenal i ISHPK! Pritja mesatare 1 minutë e 7 sekonda! Lakmi ekipet botërore! Boll ma sehirxhinjve!”, thuhet në postim.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3391751244286189

(Kosova Sot Online)