Godet Kurti: Kur rrezikohet demokracia në Amerikë, bota nuk është më e sigurt

  • A.P /
  • 07 January 2021 - 19:50
Godet Kurti: Kur rrezikohet demokracia në Amerikë, bota nuk është më e sigurt

Lideri i VV’së, Albin Kurti, ka folur pas zhvillimeve të fundit në SHBA. Ai në një postim në Tëitter ka thënë se kur demokracia në SHBA kërcënohet, atëherë e gjithë bota nuk është e sigurtë.

“Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurtë”, shkroi ai.

“Njerëzit e Kosovës i kanë përcjellë me shqetësim të madh skenat trishtuese në Capitol Hill dhe ne bëjmë thirrje për transferim paqësor të pushtetit duke respektuar vullnetin e popullit amerikan, e jo dhunë nga ekstremistët e së djathtës”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)